Telegrafi

Ashensori i viteve të 50-ta rrezikon minatorët

Ndonëse nuk bëhet shumë e madhe, një prishje në ashensorin me të cilin minatorët zbresin në horizontet e minierës dhe për pasojë në zgafellja për shumë orë kishin mbetur të ngujuar 57 minatorë, ka mundur të kishte përfundim tragjik për minatorët.

Menaxhmenti i “Trepçës”, respektivisht drejtori i këtij gjiganti ekonomik kosovar, Ahmet Tmava, nuk kishte hezituar ta fajësojë teknologjinë e vjetër, për avarinë që kishte ndodhur. “Ky problem ka ardhur si pasojë e teknikës së vjetruar. ‘Trepça’ është fuqi ekonomike e Kosovës dhe kjo tregon për faktin se statusi i saj duhet të definohet, në mënyrë që ne të mund të investojmë në të gjitha fushat, edhe në teknologji”, thotë Tmava, raporton Zëri.

Ndonëse, Tmava nuk e dinte akoma se ku në fakt qëndronte defekti, një prej ekspertëve në kombinatin “Trepça”, pati thënë se defekti ka ndodhur në një unazë, e cila ka shkaktuar defektin në rrymë, përkatësisht ndërprerjen e rrymës në ashensor. /Telegrafi/