Telegrafi

Ashensorët në ndërtesat e vjetra të Prishtinës – në gjendje të mjerueshme (Video)

Janë gjithsej mbi 400 ashensorë në banesat e vjetra kolektive në kryeqytet. Por, vetëm rreth 100 sosh janë funksionalë.

Në “Dardani” të Prishtinës, banoret e hyrjes 15 janë të dëshpëruar pasi ka shumë vite që kanë drejtuar kërkesa në drejtorinë e shërbimeve publike, por që asnjëherë nuk kanë intervenuar.

Sipas tyre, kjo hyrje ka më se shumti nevojë për ashensor, pasi që në këtë ndërtesë janë disa banorë me nevoja të veçanta.

Se gjendja nuk është e mirë e pranojnë edhe udhëheqësit e Komunës.

Gjendja e përmirësuar në lagjen “Ulpiana”. Banorët thonë se shumica e ashensorëve të vjetër janë funksionalizuar para tri vjetëve dhe kanë gjetur mënyrën më të mire për t’i mirëmbajtur ato.