Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ka shprehur shqetësimine thellë për situatën e tanishme politike në vend, për shkak të tejzgjatjes së krizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, përplasjet ndërpartiake kanë kontribuar në thellimin dhe komplikimin e krizës, në vend se ta qetësojnë atë. ASHAM-i konsideron se për të qetësuar situatën duhet që të ndërpriten tentimet për nxitje të urrejtjes, armiqësisë, e deri te kërcënimet në baza kombëtare, etnike ose politike.
ASHAM-i kërkon që këto veprime të dënohen nga partitë politike, mediat dhe subjektet tjera shoqërore, shkruan AIM./Telegrafi/