Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot do të shënojë 51 vjetorin e themelimit.
Fjalim për Akademinë do të mbajë kryetari i saj, akademik Taki Fiti, ndërsa me rastin e ditëlindjes do t’u ndahet mirënjohja ndërkombëtare “Bllazhe Koneski” fituesve të sivjemë, Jolanta Sujecka dhe Jumi Nakaxhima. Do të hapet edhe ekspozitë e edicioneve të ASHAM gjatë vitit vijues 2018.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është themeluar në vitin 1967 dhe kryetari i saj i parë ishte Bllazhe Koneski. Anëtarët e ASHAM-it zgjidhen çdo tre vite në asamblenë qendrore të Akademisë.
Që nga formimi, ASHAM kishte 154 anëtarë, nga të cilët 41 tani kanë statusin e anëtarëve të rregullt, ndërsa 33 janë me status të anëtarëve jashtë përbërjes punuese./Telegrafi/