Site icon Telegrafi

ASHAM: Nuk mund të negociohet për identitetin, gjuhën dhe Kushtetutën e vendit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë i cilëson si të papranueshme propozimet për emrin e Maqedonisë me përcaktim gjeografik. Kreu i ASHAM Taki Fiti, thotë se askush nuk ka të drejtë legjitime të bisedojë për çështjen e identitetit, gjuhës dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Sipas tyre ndryshimet e tilla janë absolutisht të papranueshme dhe absurde, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozim emrat Republika e Maqedonisë, ose eventualisht emër me përcaktim gjeografik, të shqiptohet si në gjuhën maqedonase dhe të shkruhet vetëm me shkrim latin, gjegjësisht emri i gjuhës, maqedonisht, poashtu të shkruhet me shkrim latin dhe të flitet sic bëhet në vendin tonë, janë absurde dhe nuk mbajnë” deklaroi Taki Fiti.

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë shprehu qëndrimin e saj lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas tyre sjellja e një ligji të tillë është e drejtë legjitime e çdo etnie që jeton brenda vendit./Telegrafi/

Exit mobile version