Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë i vlerësoi si të pasakta dhe përfundimisht tendencioze konfirmimet e Bozhidar Dimitrovit, drejtorit të Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë. Konsideron se qëndrimet e tij antimaqedonase i njeh mirë ASHAM-i dhe opinioni më i gjerë në Maqedoni dhe nuk meritojnë komente të posaçme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Megjithatë, shqetëson fakti që ndaj provokimeve të tilla ‘kapen’ partitë politike, të cilët, paraprakisht pa i verifikuar faktet, e akuzojnë ASHAM-in për ‘heshtje për çështje esenciale nga interesi i posaçëm kombëtar, për gjoja lidhshmëri të saj ndaj njërës ose tjetrës parti, për klientelizëm dhe për ryshfet’. ASHAM-i është insituci9on i lartë shkencor dhe artistik, ndërsa pavarësia e saj është garantuar me Ligjin për ASHAM’, njoftoi Presidenca e ASHAM-it si reagim ndaj akuzave nga OBRM-PDUKM-ja, njofton AIM.
Në korrespondencën deri te media ASHAM shkruan se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë ithtar i asnjë partie politike dhe se nuk posedon informata për negociata dhe përmbajtjen e marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim midis Maqedonis dhe Bullgarisë. /Telegrafi/