Site icon Telegrafi

ASHAK mban mbledhje komemorative për Idriz Ajetin

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur një mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Idriz Ajeti.

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, tha se janë krenarë që akademik Ajetin e patën koleg, mik dhe udhëheqës për një kohë të gjatë.

“Asnjëherë në asnjë periudhe akademik Ajeti nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë kombëtare dhe intelektuale, dhe e kemi pasur gjithmonë në përkrahje”, ka thënë ai.

Ndërsa, akademik Rexhep Ismaili foli për jetën dhe veprën e Idriz Ajetit.

“Si dijetar ai tërë jetën luftoi për popullin e vet dhe këtë veprimtari i kishte të vetat dinjitetin dhe ngrohtësinë”, tha ai.

Akademik Idriz Ajeti ndërroi sot jetë në moshën 102-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Prishtinës.

Exit mobile version