Site icon Telegrafi

ASH – AAA dhe BDI në rreth të dytë do të garojnë në tre komuna të Pollogut

Sipas rezultateve në faqen zyrtare të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojnë garën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tre komuna në rajonin e Pollogut.

ASH-AAA dhe BDI do të shkojnë në balotazh në Komunën e Vrapçishtes, ku nga votat e përpunuara nga gjithsej 39 vendvotime, kandidati i ASH-AAA, Isein Shabani ka fituar 41,38 për qind të votave, konkretisht 3,946 vota, ndërkaq BDI, me kandidatin Nebi Rexhepi ka fituar 34,58 për qind të votave, gjegjësisht 3,298 vota.

Gara vazhdon edhe në Komunën e Bogovinës, ku nga votat e përpunuara në gjithsej 38 vendvotime, kandidati i BDI-së, Besnik Emshi ka fituar 47,29 për qind të votave, respektivisht 4,942 vota, ndërsa ASH-AAA me kandidatin Albion Xhemaili ka fituar 27,54 për qind të votave, më saktë, 2,878 vota.

Komuna e Tearcës gjithshtu do të shkojë në balotazh, pasi nga votat e përpunuara në gjithsej 30 vendvotime, kandidati i BDI-së Nuhi Neziri ka fituar 40,82 për qind të votave, përkatësisht 3.818 vota, ndërsa kandidati i ASH-AAA-së ka marrë 2.362 vota, ose 25,25 për qind të votave./Alsat/

Exit mobile version