Nëntë persona të akuzuar se i përkisnin një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia përmes Portugalisë dhe Spanjës u arrestuan, në një operacion që lejoi konfiskimin e 2 tonëve të kësaj droge, njoftoi të premten Garda Civile spanjolle.
Hetimi, i cili filloi në shkurt, bëri të mundur sekuestrimin e “më shumë se dy tonë kokainë” të fshehur në varka ose në prona të vendosura në bregdetin portugez, thuhet në deklaratën e Gardës Civile të Spanjës.
Sipas Gardës spanjolle, rrjeti ishte “i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kokainë kolumbiane” dhe me një mafie shqiptare, të cilës i destinohej një pjesë e drogës së konfiskuar.
Galicia është një nga portat kryesore të kokainës në Evropë. Më 12 dhjetor, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, e ardhur nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit, e trafikuar nga mafiozët shqiptarë në Vigo, portin kryesor të Galician./tch/