Forcat britanike të sigurisë kryen pasditen e sotme një “shpërthim të kontrolluar” të një pakoje të dyshimtë e sinjalizuar pranë Parlamentit në Londër, që në fund rezultoi e parrezikshme, tha një zëdhënës për ”Scotland Yard”.
”Ka patur një shpërthim të kontrolluar të pakos”, deklaroi zëdhënësi.
”Scotland Yard” raportoi më pas se objekti ishte i padëmshëm, dhe se alarmi i lëshuar është hequr, përcjell javanews.al.
Policia u sinjalizua rreth orës 15:40 (14:40 GMT) për praninë e kësaj pakoje në ”Embankment Gardens” e zbuluar në një kontekst të një niveli të lartë të kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe.
Perimetri i sigurisë u vendos menjëherë në park dhe për të gjitha rrugët aty pranë u ndalua qarkullimi.