Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se sot janë asgjësuar mallra me afat të skaduar, në vlerë mbi 11 mijë euro.
Tahiri ka thënë se kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë malin e skaduar, transmeton Telegrafi.
“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka thënë ai në një postim në Facebook. /Telegrafi/