Site icon Telegrafi

Asgjësohen mbi 16 mijë rrënjë kanabis

Policia e Vlorës ka njoftuar asgjësimin e 16.500 rrënjëve kanabis sativa, të cilat ishin të kultivuara në 13 parcela në 2 fshatra.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total.

Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike./Telegrafi/

Exit mobile version