Telegrafi

Asgjësohen 500 bimë kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Krujë

500 bimë kanabis ishin kultivuar afër një banese në Kodër-Mazhë, Krujë. Policia i sekuestroi dhe asgjesoi, ndërsa arrestoi dhe autorin e veprimtarisë kriminale.

Agron Hoxha, 52 vjeç u arrestua në fazën e 16-të të megaoperacionit policor “Territor i pastër”.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8,753 bimë të dyshuara narkotike kanabis. /Telegrafi/