Telegrafi

Asgjësohen 4000 bimë kanabisi, arrestohen kultivuesit

Efektivët e Komisariatit në Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë ushtruar kontrolle në territorin e fshatit Gri. Si rezultat i kontrollit u konstatuan dhe asgjësuan 4.000 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në dy parcela.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike: Avni Muldaka, 54 vjeç, lindur në fshatin Gri, Tropojë, banues në Elbasan, Gazmend Zenelaj, 42 vjeç, lindur në fshatin Markaj, Tropojë, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, raporton KP.