“Bëmë baba se do të ngjajë”, kështu është një fjalë e urtë dhe duket se për këtë është bindur edhe Cristiano Ronaldo.
Super ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk lë ndeshje të të birit të tij Cristiano JR.
Shtatë vjeçari ka filluar të luajë futboll dhe duket se do të ketë një të ardhme të ndritur falë aftësive që posedon aktualisht.
Ka qenë sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo që ka publikuar një video ku shihet i biri i tij duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Ronaldo është krenar me djalin e tij dhe ka shkruar dy fjali në ‘Instagram’. “Asgjë nuk është rastësi”, ishin fjalët e katër herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
Kujtojmë që Cristiano JR është fëmija i parë i Ronaldos, pasi portugezi ka edhe tre fëmijë më të vegjël.
Ronaldo përveç që duket se është një baba i mirë, ai me siguri e ka mësuar si t’i ekzekutojë gjuajtjet e lira Cristianon e vogël.
Mbetet të shihet në të ardhmen nëse Cristiano JR do të ketë një karrierë të bujshme si babai i tij. /Telegrafi/