Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke u ndërlidhur me rrezikun nga coronavirusi, ka thënë se vetëm vitin e kaluar, 37 mijë amerikanë kanë vdekur nga gripi i zakonshëm.
Këto statistika, sipas tij, variojnë nga 27 mijë në 70 mijë për vit.
“Asgjë nuk është ndalur, jeta dhe ekonomia po vazhdojnë. Në këtë moment janë 546 raste të konfirmuara me coronavirus, me 22 vdekje. Mendoni rreth kësaj!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Këtë mesazh të presidentit amerikan e ka shpërndarë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Ramës, ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë. /Telegrafi/
So last year 37,000 Americans died from the common Flu. It averages between 27,000 and 70,000 per year. Nothing is shut down, life & the economy go on. At this moment there are 546 confirmed cases of CoronaVirus, with 22 deaths. Think about that!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 9, 2020