Vozitja, sa duket e thjeshtë, është po aq edhe një proces i komplikuar fizik dhe mendor. Kërkon koordinim, reflekse dhe vlerësim të mirë.
Prodhuesit e automjeteve kanë kaluar dekada në përpjekje që të ndërtojnë sisteme që ofrojnë siguri më të madhe gjatë vozitjes.
Megjithatë, prapëseprapë rolin kryesor e ka faktori njeri, prandaj shoferët këshillohen që në asnjë moment të mos e humbin përqendrimin gjatë vozitjes, sepse në këtë mënyrë do të rrezikoni sigurinë personale dhe të përgjithshme.
Një hulumtim i institutit ‘Virginia Tech Transportation’ në SHBA ka ardhur në përfundim se: “Pakujdesia e vozitësit është faktori kryesor në të gjitha aksidentet e komunikacionit dhe situatat e rrezikshme”.
Prandaj, ekspertët kanë sjellë një listë të gjërave që nuk duhet t’i bëni gjatë vozitjes:
Biseda në telefon
Rregullimi i makijazhit
Rroja
Ngrënia
Leximi
Dërgimi i SMS-ve
Pozimi dhe fotografimi
Këndimi
Kafshë të përkëdhelur në automjet
Surfimi në internet
Shikimi i videove
/Telegrafi/