Telegrafi

Asgjë nga Xboxi i ri

Cedrick Delmas, drejtori i marketingut i Microsoftit në Francë, tha se është e sigurt se nuk do të shohim asgjë të re gjatë vitit 2012. “Po të dëshironim ti bënim konkurrencë Nintendos, do të duhej të paraqisnim ndonjë risi menjëherë, por kjo nuk do të ndodhë. Nuk jemi këtu që të shtyhemi me Nintendon, ata kanë cikël tjetër”, shtoi ai. Delmas mendon në Nintendo Wii U i cili ësht paraqitur në E3 të mbajtur vitin e kaluar, e i cili në shitore pritet të paraqitet para fundit të vitit 2012.

Përveç Kinectit të përmendur, së voni janë paraqitur edhe thashethemet se në E3 të këtij viti, për Xboxin e ri Microsoft do të paralajmëroj platformën grafikën edhe deri në gjashtë herë më të mirë në krahasim me atë të deritashmen. E po ta shohim se çfarë do të ndodhë… /Telegrafi/