Telegrafi

Asgjë e re për rritjen e pagave në KEK

Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut, kishte kërkuar nga menaxhmenti dhe bordi i korporatës që të rriten pagat e punëtorëve për 30 për qind.

Kryetari i Sindikatë së Punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa, tha për Telegrafi se mos rritja e pagave për punëtoret e KEK-ut është për shkak të mos rritjes së pagave për sektorët e tjerë të premtuar nga Qeveria e Kosovës.

“Ende jemi në biseda po punojmë përmes Komisionit, Bordit, Menaxhmentit dhe Sindikatës. Si duket kemi mbetur peng për shkak të mos marrjes me rritje të pagave me rritje për disa sektorë të premtuar nga Qeveria”, tha Mustafa. /Telegrafi/