Edhe sot seanca konstituive ka vazhduar me replika dhe kundër-replika ndaj deputetëve të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e LSDM-së kanë kërkuar që të mos uzurpohet foltorja e Kuvendit dhe sa më shpejtë të kalohet tek pika e tretë, zgjidhja e kryekuvendarit të ri. Ndërsa nga ana tjetër, deputetët e OBRM-PDUKM, kanë vazhduar me avazin e vjetër të akuzave, duke theksuar se heshtja e deputetëve të LSDM-së, sipas tyre, nënkupton aprovimin e Deklaratës shqiptare dhe se populli maqedonas, shtoi Ilija Dimovski, ka dhënë 44 mijë viktima për lirinë dhe sovranitetin e shtetit.
Por nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, i është drejtuar deputetëve të OBRM-PDUKM, se populli maqedonas nuk mendon si partia në fjalë dhe se mos të trumbetojnë se thirren në popull dhe se edhe deputetët tjerë janë zgjedhur nga populli.
Kryetari i RDK-së dhe deputeti i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Vesel Memedi ka reaguar ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje që të reagojnë me maturi dhe mos nxisin konflikte.
Seanca e radhës do të vazhdojë nesër, në ora 11:00. /Telegrafi/