Site icon Telegrafi

Asgjë e re nga seanca e sotme konstituive, pritet nesër të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Mbledhja konstituive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvendin e Maqedonisë edhe sot ka vazhduar me replika dhe kundër replika të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë debatit në Kuvendit të Maqedonisë, për replikë ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së është përgjigjur edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i cili ka thënë se zgjedhjet e kërkuara nga OBRM-PDUKM nuk janë zgjidhje për krizën.

Përndryshe seanca konstituive do të vazhdojë nesër.

Seanca konstituive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse. /Telegrafi/

Exit mobile version