Site icon Telegrafi

Asgjë e re nga diskutimi i sotëm në Kuvend, kryetari i ri duhet të pres

Spikeri aktual në seancën konstituive, Trajko Veljanovski vendosi ta ndërpresë seancën, e cila do të fillojë nesër në orën 11, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përderisa deputetët e LSDM-së, apeluan që në vend deputetët e OBRM-PDUKM-së të harxhojnë kohë me replika mes vete, të kalohet në votim për kryetarin e ri të Kuvendit, Veljanovski shpresoi se seanca e nesërme do të sjell diçka të re në Kuvend.

Seanca e sotme nuk solli asgjë të re në Kuvend për dallim nga e djeshmja. Më i shpeshti në foltore ishte Ilija Dimovski i cili tha se duhet të diskutohet për Deklaratën e shqiptarëve.

Ndërsa Atran Grubi nga BDI, duke u shprehur në gjuhën maqedonase tha se bëhet fjalë për deklaratë të përbashkët të partive shqiptare, e përbërë nga programet parazgjedhore të partive, ndërsa Edi Rama ka qenë vetëm si rregullator mes tyre, për shkak se ata nuk kanë mundur të merren vesh të ulen në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version