Edhe pse shkurorëzimi ndërmjet Angelina Jolie dhe Brad Pitt u duk i përnjëhershëm, në fakt aktorja e kishte marrë vendimin shumë kohë para incidentit të përfolur me burrin e saj dhe fëmijët.
DailyMail.com raporton se diva hollivudiane e kishte marrë me qira një shtëpi në Malibu, disa javë para se t’i dërgonte dokumentet në gjykatë për divorc.
41-vjeçarja e kishte marrë me qira këtë shtëpi, saktësisht tri javë para se të kërkonte shkurorëzimin nga aktori, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e mëposhtme, mund ta shihni fortesën që Jolie e paguan 95.000 dollarë në muaj për të qëndruar me gjashtë fëmijët e saj.
Aty ndodhen edhe truprojat dhe ndihmëset e saj, por edhe policia për të penguar afrimin e gazetarëve dhe fansave. /Telegrafi/