Një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa babai i tij në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë nga gazi i qymyrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.
Burimet policore bëjnë të ditur se janë njoftuar rreth orës 09.40 për ngjarjen, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, raporton Top Channel.
Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve dhe ngjarjes.
Foto: Ilustrim