Telegrafi

Asfiksimi i nxënësve në Dibër, 3 në gjendje të rëndë

Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet. Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz. /KP/