Komuna e Prishtinës të dielën në mbrëmje ka filluar asfaltimin e rrugës “Muharrem Fejza”.
Kjo ka bërë që rruga nga e EULEX-i deri te rreth që lidhë rrugën me “Muharrem Fejza” me Rrugën B të bllokohet për qarkullim.
Komuna e Prishtinës më shumë se një vit ka filluar punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, punimet në të cilën kanë zgjatur shumë dhe kjo si pasojë kishte shkaktuar vështirësi në qarkullim e shqetësim tek banorët.