Telegrafi

Asfaltohet rruga e Lagjes “Kastrati” në Obrançë

Në vazhdën e realizimit të projekteve të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Podujevës, është asfaltuar rruga në Lagjen “Kastrati” të fshatit Obrançë, në një gjatësi prej rreth 800 metrash

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës. Në kuadër të realizimit të projekteve të parapara për sivjet, në Lagjen “Kastrati” të fshatit Obrançë është asfaltuar rruga në gjatësi prej 800 metrash.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Durim Salihu, tha se me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të kësaj lagjeje, po iu lehtësohet qarkullimi deri në rrugën kryesore të fshatit, e cila lidh Lagjen “Kastrati” me qytetin.
Punët në asfaltimin e kësaj rruge i ka kryer kompania “Nëntë Vëllezërit”.

Drejtori Salihu tha tashmë janë kryer edhe punët për fillimin e asfaltimit të rrugës tjetër, që lidh fshatrat Obrançë dhe Katunishtë, në një gjatësi prej mbi 3.5 km.

Punët në asfaltimin e kësaj rruge është duke i kryer Kompania “Mileniumi”. /Telegrafi/