Site icon Telegrafi

Asfaltohet rruga “28 Nëntori” në Rahovec

Përfundoi asfaltimi i rrugës ” 28 Nëntori ” në qytetin e Rahovecit, rrugë kjo e cila do të lehtësoj lëvizjen e nxënësve të dy shkollave të mesme në qytet, ” Xhelal Hajda – Toni” dhe asaj profesionale “Selajdin Mullaabazi – Mici”.

Në të kaluarën, kjo rrugë ka paraqitur problem për kalimtarët për shkak të baltës së madhe. Përfundimin e asfaltimit të kësaj rruge e kanë mirëpritur edhe banorët e shtëpive të cilët jetojnë pranë kësaj rruge.

Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, tha se asfaltimi i kësaj rruge është i një interesi të madhe për qytetin e Rahovecit dhe për banorët të cilët shtëpitë e tyre i kanë afër kësaj rruge.

Sipas drejtorit Fetoshi ky projekt ka filluar që nga viti 2013 dhe gjatë gjithë realizimit të këtij projekti ka pasur probleme të ndryshme, por që me angazhimin e madh të cilin e kemi pasur kjo rrugë me ne fund është asfaltuar.

Gjatësia e rrugës është 590 metra, gjerësia 5-6 metra , mjetet për asfaltimin e kësaj rruge janë ndarë nga buxheti i Komunës së Rahovecit dhe vlera e këtij projekti është 184013 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version