Site icon Telegrafi

Asfaltohet pjesa e tjetër e rrugës “Fehmi Lladrovci”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është duke u asfaltuar pjesa tjetër e rrugës “Fehmi Lladrovci”.

Madje ai ka thënë se kompania e cila ka marrë përsipër këtë punë gjatë javës ka punuar gjatë mbrëmjeve.

Ahmeti ka thënë se rruga po asfaltohet të dielën me ndikim minimal në jetën e qytetarëve.

“Sot po asfaltohet ana tjetër e rrugës ‘Fehmi Lladrovci’. Falënderojmë kompaninë që gjatë javës ka punuar në mbrëmje dhe po e asfalton të dielën me ndikim minimal në jetën e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Exit mobile version