Telegrafi

Asfaltohen rrugët në lagjet e Letancit

Në kuadër të projekteve për kompletimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra të komunës së Podujevës janë asfaltuar rrugët në disa lagje të fshatit Letanc.

Komuna e Podujevës, Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, edhe sivjet në kuadër të investimeve kapitale prioritet e ka ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Në kuadër të projekteve të planifikuar që të realizohen sivjet, në fshatin Letanc janë asfaltuar rrugët në lagjet “Blakçori”, “Vllezërit Blakçori”, “Zebica”, “Plakolli”, “Ilazi”, “Berati” dhe “Talla”, në një gjatësi prej rreth 2.4 km.

Për të përcjellë nga afër ecurinë e asfaltimit të rrugëve, këto lagje i ka vizituar Durim Salihu, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Drejtori Salihu është shprehur i kënaqur me dinamikën e kryerjes së punimeve, duke thënë se asfaltimi i rrugëve ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Asfaltimin e rrugëve është duke e bërë kompania “TOIFOR”. /Telegrafi/