Telegrafi

Asfaltohen disa rrugë në fshatrat Batllavë dhe Konushec

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Podujevës ka vazhduar asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fshatrave Batllavë dhe Konushec.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale të Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës.

Në vazhdën e kompletimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Konushec është bërë asfaltimi i rrugës në lagjet “Deda”, “Rexhepi” dhe “Beha” , në një gjatësi prej rreth një kilometri.

Ndërsa në fshatin Batllavë ka vazhduar realizimi i projektit të asfaltimit të rrugëve në lagjet “Malokët”, “Musollët” dhe “Baraina” në një gjatësi rreth 1.7 km. Ky projekt është dyvjeçar dhe në kuadër të tij vitin e kaluar ishte asfaltuar rruga në lagjen “Nesushët” në një gjatësi prej 600 metrash.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve këto dy fshatra i ka vizituar Durim Salihu – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

“Projektet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore vazhdojnë të mbesin prioritet i drejtorisë sonë, ngase ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve elementare për një jetë më të mirë të jetës së qytetarëve.

Punët në asfaltimin e këtyre rrugëve janë duke i kryer Kompania “Vizion Projekt -Europa Partners” dhe “Kosova Asfalt”. /Telegrafi/