Telegrafi

Asfalti i parë në autostradë

Autostrada, sipas kryeministrit Thaçit është një projekt madhor dhe me interes për të gjithë, prandaj kërkoi nga kritikët e këtij projekti që ta vizitojnë autostradën dhe t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Kryeministri tha se autostrada nuk duhet shikuar si projekt të një subjekti politik por një punë e përbashkët nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi shtet i ri, por po shihet se jemi shtet i mundësive të mëdha. Diku rreth 30 tetorit do të lëshohet seksioni i parë i dytë dhe i tretë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të udhëtojnë me gjithë 34 km të tre seksioneve nga Theranda deri në Durrës përmes autostradës. Ndërsa do të vazhdohet me seksionin e katërt që është duke u ndërtuar në afat rekord”, tha Thaçi.

Punimet në autostradë është duke i kryer kompania Bechtel & Enka, por ende nuk dihet saktë se ka do të kaloj traseja e autostradës e as çmimi i saj më herët është llogaritur 700 deri në 800 milionë euro. /Telegrafi/