Site icon Telegrafi

Asetet pensionale 1.1 miliard euro

Sektori pensional vazhdon të jetë sektori me normën më të lartë të rritjes së aseteve në kuadër të sistemit financiar të Kosovës.

Vlera e aseteve të sektorit pensional, deri në dhjetor 2014, arriti në 1.1 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 19.1 për qind. Sektori pensional i Kosovës përbëhet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP).

Pjesa më e madhe e kursimeve pensionale në Kosovë vazhdon të administrohet nga FKPK-ja, që menaxhon me 99.5 për qind të gjithsej aseteve të sektorit të pensioneve të cilat u karakterizuan me rritje vjetore prej 19.1 për qind.

Ndërsa pjesa e mbetur administrohet nga FSKP-ja të cilat shënuan rritje vjetore prej 9.2 për qind” është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version