Site icon Telegrafi

Asetet në vlerë prej 2.5 miliardë euro të Roman Abramovich janë ngrirë: ‘Pallati lundrues’ në vlerë 500 milionë euro, rezidencë 200 milionë euro dhe supermakina e aeroplanë

Roman Abramovich numëron një numër të madh pronash, duke nisur nga një numër i madh supermakinash, një mega jaht të quajtur “pallati lundrues”, si dhe asete të tjera luksoze.

Por perandoria e pronarit të Chelseat është ngrirë nga qeveria angleze, si sanksion për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Pasuria e Abramovich llogaritet 9.4 miliardë funte (11.2 miliardë euro).

Ai akuzohet se ka “gjakun e popullit ukrainas në duart e tij” pas pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Moska.

Forbes këtë vit e vlerësoi Chelsean me 2.4 miliardë funte (2.8 miliardë euro) – ndërsa Abramovich javën e kaluar e nxori klubin në shitje, duke kërkuar mbi 3 miliardë euro.

Skuadrës së Londrës Perëndimore i është ndaluar gjithashtu shitja e biletave për ndeshje dhe nënshkrimi me lojtarë të rinj.

Asetet e tjera të Abramovich të ngrira janë edhe një rezidencë në vlerë 170 milionë funte në Londër (200 milionë euro), një varkë prej 430 milionë funte (512 miionë euro) dhe një super veturë Pagani Zonda R.

Më poshtë i është hedhur një vështrim se çfarë ka ndërtuar oligarku rus me pasurinë e tij përmes naftës dhe metaleve në vitet 1990 – dhe çfarë mund të humbasë.

Jahte

Abramovich zotëron jahtin e dytë më të madh në botë – Eclipse i blerë për më shumë se 300 milionë funte (mbi 350 milionë euro) në vitin 2010.

Por pas më shumë se një dekade përmirësimesh, besohet se tani mund të vlejë midis 550 deri 1 miliard euro.

Ka 24 kabina për mysafirë, dy pishina, vaskë të nxehtë, saunë dhe madje edhe një klub nate.

Po ashtu jahti ka një  kinema, sallë konferencash, sallë lojërash për fëmijë, sallon flokësh dhe një mini-nëndetëse që mund të zhytet deri në 50 metra.

Dhe madje ka sistemin e vet të mbrojtjes raketore nëse sulmohet.

Jahti i tij i fundit, Solaris, mendohet të jetë i teti i tij ndër vite – që kushtoi me një kosto prej 500 milionë euro.

Ajo ka dy motorë të avancuar, tetë kuverta dhe 48 kabina – që mund strehojnë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 njerëzish.

Abramovich zotëronte më parë edhe jahte si Le Grand Bleu, Ecstasea, Pelorus dhe Luna.

Makina

Kur ai nuk mund të lëvizë me varkë, Ambramovichi i pëlqen të ngasë me stil.

Ai ka një Ferrari FXX, të preferuarin e famshëm Bugatti Veyron dhe një Aston Martin Vulcan. Të gjitha këto në flotën e tij të supermakinave që kanë një vlerë prej 19 milionë euro së bashku.

Por vetura më e dashur thuhet se është Pagani Zonda R, pasi janë vetëm 15 copa në botë.

Avionë dhe helikopterë

Abramovich ka disa avionë privatë dhe helikopterë. Boeing 767-33AER i tij u përshkrua si një “rezidencë fluturuese” falë sallës së banketit të tij të praruar me ar dhe sistemin antiraketë.

Mësohet se ai ka blerë gjithashtu një Dreamliner 787-8, i cili mund të merret me qira për rreth 70,000 euro në orë.

Nuk dihet nëse Abramovich ka ende flotën e tij të helikopterëve, por dikur ai kishte tre.

Pronat

Abramovich në Londër ka një rezidencë me 15 dhoma gjumi në një rrugë të quajtur “rreshti i miliarderëve” në Kensington.

Ish-ndërtesa e ambasadës ruse mësohet se është blerë për 90 milionë funte në vitin 2009, por tani vlen 170 milionë funte.

Megjithatë, vlera e shtëpisë luksoze së shpejti mund të bjerë pasi sanksionet nënkuptojnë se Abramovich nuk mund ta vizitojë më.

Ai gjithashtu nuk mund të paguajë një kompani të energjisë elektrike për të ndezur dritat, duke ia bërë gati të pamundur shitjen.

Miliarderi zotëron gjithashtu një apartament nën çati në ndërtesën 37-katëshe Chelsea Ëaterfront, e cila ka pamje nga Stamford Bridge. E raportuar me vlerë 30 milionë funte.

Jashtë Mbretërisë së Bashkuar, Abramovich numëron një vilë prej 100 milionë euro në Cap d’Antibes në Cote d’Azur.

Dhe përtej pellgut, rus është pronari i një ferme skish në Kolorado prej 200 hektarësh në Aspen.

Një pronë prej 81 milionë euro në ishullin e Karaibeve, një hotel prej 17 milionë funtesh në Tel Aviv, Izrael dhe një pjesë të vogël rezidencash në Moskë.

Abramovich dikur numëronte pasuri të paluajtshme me vlerë 70 milionë funte në Nju Jork, por ai ia transferoi ato ish-bashkëshortes Dasha Zhukova.

Vepra artistike

Rusi është një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në botë me vepra nga disa prej emrave më të mëdhenj.

Një herë ai shpenzoi 60 milionë funte për një vepër të Francis Bacon dhe 35 milionë funte për Lucian Freud.

Aksionet

Ai ishte aksionari më i madh në një nga prodhuesit kryesorë të çelikut Evraz derisa ia transferoi këto drejtpërdrejt vetes para pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Ai gjithashtu zotëron prodhuesin më të madh të nikelit të rafinuar në botë, sipas Bloomberg.

Më parë, ai kishte para në linjën ajrore ruse Aeroflot, si dhe kompaninë e naftës Sibneft, por i shiti këto pas rënies së Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/

Exit mobile version