Site icon Telegrafi

Asetet e sigurimeve arrin në 139.8 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar, se asetet e sektorit të sigurimeve në Kosovë, shënuan rritje vjetore prej 9.3 për qind, duke arritur vlerën 139.8 milionë euro.

“Sigurimet jo-jetë përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit (89.1 për qind të gjithsej aseteve të sektorit), dhe shënuan rritje vjetore prej 9.5 për qind, për dallim nga viti paraprak kur kishin shënuar rënie vjetore prej 5.0 për qind.

Rritja e aseteve të sigurimit jo-jetë kryesisht rezultoi nga fillimi i operimit të dy kompanive të reja në këtë sektor.

Ndërsa, sigurimet jetë përfaqësojnë pjesën e mbetur të aseteve të sektorit, 10.9 për qind të gjithsej aseteve) dhe në dhjetor 2015 shënuan rritje vjetore prej 7.7 për qind, 9.2 për qind në vitin 2014)”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version