Site icon Telegrafi

Asensio: Zidanen e kisha idhull, mbaja posterin e tij në dhomë

Asensio - Zidane (Getty Images)

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio ka zbuluar se si ai kishte një poster të trajnerit aktual Zinedine Zidane në dhomën e tij kur ai ishte fëmijë.

22-vjeçari u bashkua me Madridin nga Real Mallorca në vitin 2014 dhe në 12 muajt e fundit është rritur duke marr një rol kryesor në Bernabeu.

Në kohët e fundit u fol për raporte jo të mira të spanjollit me Zidanen, pasi edhe përkundër shkëlqimin nuk po luante titullar, por Asensio ka thënë se nuk ka asgjë kundër francezit, të cilin e kishte idhull në fëmijëri.

Lexo po ashtu Asensio insiston: Zidane nuk më bëri padrejtësi

“Kam pasur një poster të Zidanes në dhomën time, ai ishte idhulli im kur isha i vogël”, ka thënë Asensio në një intervistë me Jorge Valdano për BeIn Sports.

Asensio ka respektin maksimal për Zidanen

“Ai kishte një hijeshi të tillë dhe shumë talent dhe gjithçka që më pëlqente te futbollistët, ai tregoi në fushë”.

Tutje, Asensio ka folur edhe për tema tjera ku pret që skuadra e tij të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve dhe synon ta fitojë përsëri trofeun.

Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Asensio foli edhe për lojën e tij, ku ka shtuar se tani ndihet më i pjekur, teksa pret ftesë edhe nga Spanja për Kupën e Botës.

Ndryshe, spanjolli është shumë i kërkuar edhe në afatin kalimtar veror dhe nuk përjashtohet një largim i tij nga Santiago Bernabeu gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version