Marco Asensio është duke e festuar rinovimin me Real Madridin deri në vitin 2023, ndërsa u pyet nga gazetarët se a ka menduar ndonjëherë për ta fituar Topin e Artë.
I riu fal paraqitjeve të tij me Los Blancos, është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për klubin.
“Të pranosh cmim nga Cristiano Ronaldo është kënaqësi”.
“Por unë nuk mendoj për Topin e Artë, pasi jam i ri dhe çdo gjë do të vijë më kohë”.
Reali është shumë i lumtur me lojtarin dhe kjo e dëshmon edhe kontrata e re që e lidh atë edhe për gjashtë vite me klubin.
“Është një ditë e rëndësishme për mua. Rinovimi i kontratës me klubin më të madh në botë është një krenari”.
“Sezoni i shkuar ishte një vit i madh, jam rritur shumë”.
“Zidane e di si të merret me mua. I kam qëllimet mia dhe njëri nga ta është që ta luaj gjithmonë, por e kuptoj që duhet ta kem kohën time, pasi jemi ekip”, ka thënë Asensio. /Telegrafi/