Marco Asensio është njëri nga lojtarët më premtues të Real Madridi.
Por pas largimit të Cristiano Ronaldos nga skuadra spanjolle, numri shtatë mbeti i lirë.
Edhe pse pritej që këtë numër ta merrte Marco Asensio një gjë e tillë nuk ndodhi pasi klubi nuk ia ofroi.
Numrin shtatë e ka marrë i rikthyeri në klub nga Lyon, Mariano Diaz.
“Klubi nuk më ka thënë asgjë në lidhje me numrin shtatë”, tha Asensio.
“Nuk kam pasur mundësinë që të vendosi i vetëm për numrin”, u shpreh spanjolli.
Por synimi i Asensios mbetet ta marrë fanellën me numër 10 të cilën e ka Luka Modric.
“Më së shumti më pëlqen fanella me numrin 10, gjithmonë e kam ëndërruar”:.
“Aktualisht ajo është në duar të sigurta, por në të ardhmen do të më pëlqente ta mbaja”, deklaroi reprezentuesi spanjoll.
22-vjeçari aktualisht mbanë fanellën me numër 20 të Real Madridit. /Telegrafi/