Telegrafi

Asensio humb ndeshjen hapëse të Championsit, merr infeksion shkaku i rruajtjes së këmbëve

Entrenamiento del Real Madrid en Valdebebas

Marco Asensio do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër APOEL-it.

Por arsyeja e mungesës është interesante. Lojtari do të mungojë pasi ka marr një infeksion nga rruajtja e këmbëve.

I riu spanjoll, i cili po kalon në një superformë gjatë fillimit të sezonit, ka munguar në stërvitjet e ekipit.

Ai tashmë në këmbë ka një puçërr që ia pamundëson mbathjen e çorapeve.

ABC Espana ka raportuar se spanjolli ka pësuar infeksion shkaku i rruajtjes së këmbëve, derisa Real Madridi ka konfirmuar se Asensio nuk do të përfshihet në ndeshjen e sotme.

Reali do ta fillojë mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e shkuar. /Telegrafi/