Marco Asensio do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër APOEL-it.
Por arsyeja e mungesës është interesante. Lojtari do të mungojë pasi ka marr një infeksion nga rruajtja e këmbëve.
I riu spanjoll, i cili po kalon në një superformë gjatë fillimit të sezonit, ka munguar në stërvitjet e ekipit.
Ai tashmë në këmbë ka një puçërr që ia pamundëson mbathjen e çorapeve.
ABC Espana ka raportuar se spanjolli ka pësuar infeksion shkaku i rruajtjes së këmbëve, derisa Real Madridi ka konfirmuar se Asensio nuk do të përfshihet në ndeshjen e sotme.
Reali do ta fillojë mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e shkuar. /Telegrafi/