Telegrafi

Asani: Nëse nuk mësojmë nga e kaluara rrezikojmë të na përsëriten ngjarjet të cilat na kanë ndodhur

Drejtori i Institutit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Skender Asani tha se nëse nuk mësojmë nga e kaluara rrezikojmë të na përsëriten ngjarjet të cilat na kanë ndodhur. Ai shtoi se Bllaca është sinonim i të gjitha masakrave, gjenocideve po edhe vet luftës së Kosovës.

“Siç është Meka, Medina apo Vatikani për katolikët, për hebrenjtë Jerusalemi. Ne parashohim që Bllaca të jetë qendra e shqiptarëve, ku aty do të bëhet një pelegrinazh nga e gjithë bota, që të mësojmë. Pikë së pari shqiptarët të mësojnë, historinë dhe të kaluarën e tyre. Që pastaj të ndërtojnë të ardhmen, sepse globalizmi është tepër I fuqishëm në këto kohëra dhe asimilimi vjen më shpejtë se sa një armik e ka shkaktuar dikur. Dhe duke e vizituar këtë qendër, do të ruhet kujtimet kolektive historike ”, theksoi Skender Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut.