Site icon Telegrafi

Asamblistja e LDK-së në Prishtinë kalon në AAK

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, sot ka zyrtarizuar kalimin e saj në AAK.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kënaqësi ta pranojmë sot, në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës aktivisten dhe asambleistën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i vendit e ka vlerësuar lartë profilin e asamblistes së Prishtinës, duke thënë se roli i saj do të jetë në çuarjen përpara të projekteve që do ta përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Si një ekonomiste e shquar dhe aktive, Fiknetja ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj dhe bashkë presim që të avancojmë rolin e Aleancës në Asamblenë e Kryeqytetit, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka shtuar i pari i AAK-së.

Ndryshe, asamblistja Bejta ka qenë pjesë e LDK-së qe disa kohë, dhe në zgjedhjet e fundit arriti të marrë vota të mjaftueshëm për t’u futur në asamble të kryeqytetit./Telegrafi

Exit mobile version