Telegrafi

Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan, i bashkohet AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se ish-asemblisti më i votuar të PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli, ka aderuar në AAK. 

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli”, thuhet në njoftim.

Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan.

AAK në Gjilan thotë se kësaj partie i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse.

“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, thuhet në fund.