Asamblisti i PDK-së në Komunën e Mitrovicës, Donjet Bislimi këto ditë është duke qëndruar në Londër me ftesë të Partisë Konservatore të Anglisë, ku edhe po merr pjesë në konferencën e kësaj partie.
Bislimi njëherësh ka pasur rastin që sot tu drejtohet me një fjalë rasti panelistëve në këtë konferencë, ku ka folur rreth përfshirjes së rinisë kosovare në politikën aktuale.
“Sot pata shansin të flas rreth përfshirjes së rinisë kosovare në politiken aktuale, duke informuar pjesëmarrësit e konferencës se rinia kosovare ishte e kaluara e vendit si promotorja kryesore e LIRISË dhe është e TASHMJA e vendit si katalizator i çdo procesi dhe nuk do jetë vetëm e ardhmja siç gjithmonë thuhet”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook.
Ai gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe Dr. Tania Mathias, ish-deputete e Partisë Konservatore në Britani. /Telegrafi/