Site icon Telegrafi

Asamblisti i LVV-së: Rama asnjë dokument se ka sjell për Planin rregullues të “Kalabrisë”, tendenca për me shti në rend dite nuk kalon

Banorë të lagjes “Kalabria” po shprehin sot pakënaqësitë e tyre lidhur me Planin rregullues të lagjes, gjegjësisht koeficientit më të ultë për parcela në krahasim me pjesën te Stacioni i Autobusëve. 

Lidhur me këtë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla tha se nuk kanë pranuar asnjë dokument lidhur me Planin rregullues për lagjen “Emshir” (Kalabria).

Ai tha se asamblistët e LVV-së kërkojnë të kenë qasje në dokumentet lidhur me Planin rregullues të Kalabrisë, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, banorët kërkuan që me Planin rregullues të jenë koeficientët e duhur për parcelat, gjersa theksuan sërish problemin me kolektorin në lagjen “Kalabria”.

Lexo po ashtu Banorët e lagjes "Kalabria" mblidhen para Komunës së Prishtinës, pakënaqësi të shumta për planin rregullues

“Jemi për planin në bazë të ligjit dhe mos me përfitu askush në krah të shpinës suaj, por asnjë letër për ‘Emshirin’ nuk e kemi pranu”, tha ai, duke shtuar se nuk e dinë cili është Plani urbanistik për këtë lagje. “Na jemi me kalu Planin po sipas ligjit… e ligji thotë se dokumenti duhet me u pru 7 ditë ma herët, në mënyrë me ditë çka po ndodh…. bëhet fjalë për një periudhë minimalisht 8 vjet”, tha tutje Sveçla.

Sipas tij, është e pamundur për 24 orë të kontrollohen tërë ato dokumente, në mënyrë që të shihet nëse ka përfitu dikush në krah të banorëve.

“Tendenca për me shti qishtu për një ditë nuk kalon…nuk kena me votu me shti sot… Seanca e radhës për 13 qershor, nëse e ka gati Planin për lagjen Kalabria le t’i dërgon dokumentet… asnjë dokument nuk e ka sjell…”, tha asamblisti i LVV-së. /Telegrafi/

Exit mobile version