Site icon Telegrafi

Asamblisti i LDK-së merr tender nga Ramadan Muja

Asamblistë të komunave të Kosovës, të cilët kanë marrë vota nga qytetarët për t’i përfaqësues në nivel lokal, kanë hapur kompani private dhe po përfitojnë tenderë publikë në komunat ku janë emëruar.

Njeri ndër ta është asamblisti i LDK-së në Prizren, Qemajl Krasniqi, që njëherësh është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Prizren.

Ai është pronar në kompaninë “Krasniqi” dhe çdo vit nënshkruan kontrata me Komunën e Prizrenit. Ndryshe nga shumë asamblistë të tjerë që fitojnë tender, Krasniqi ndodhet në konflikt interesi, pasi që ende është person i autorizuar në këtë kompani.

Kjo situatë është e sanksionuar me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Tenderi i fundit që është shpallur fitues, në Komunën që udhëhiqet nga Ramadan Muja është “Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Malësi e Re”.

Person kontaktues në njoftimin për dhënie të kontratës është Qemail Krasniqi. Për këtë tender kanë ofertuar 11 kompani dhe kriter për dhënie të kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës së publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se kontrata është paraparë të nënshkruhet më 15 nëntor dhe kap vlerën prej 104 mijë eurove. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version