Site icon Telegrafi

Asamblistët zhvatës të tenderëve

Asamblistët të komunave të Kosovës, të cilët kanë marrë vota nga qytetarët për t’i përfaqësues në nivel lokal, kanë hapur kompani private dhe po përfitojnë tenderë publikë në vlera prej qindra mijëra euro e disa prej tyre edhe miliona euro.

Gazeta “Zëri” ka siguruara dokumentacionet që vërtetojnë se pronarët e shume firmave private janë asamblesitë me lidhje të ngushta me zyrtarët e lartë politik.

Ata kanë emëruara persona të autorizuar të nënshkruajnë kontrata, por vet mbesin pronarë të firmave që po përfitojnë shuma të mëdha të parasë publike.

Sipas dokumenteve që posedon gazeta “Zëri”, këta asamblesitë pos që kanë fituar tender nëpër komunat e tyre, ata janë shtrirë edhe në nivelin qendror.

Pëfituesit janë të profileve të ndryshme, kompani ndërtimi, furnizim me naftë, mirëmbajtje servisim të automjeteve, sigurim etj.

Këta samblesitë janë kryesisht të PDK-së, por ka edhe nga ata të LDK-së. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version