Site icon Telegrafi

Asambleja e Mitrovicës së veriut mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore do të mbaj një seancë të jashtëzakonshme sot rreth orës 13:00, ku do të diskutohet rreth zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër.

Lajmin e a bërë të ditur për Telegrafin asamblisti komunal, Bashkim Cimili.

Sipas tij, në këtë seancë urgjente do të diskutohen për dy pika: shpallja e zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore.

“Shpresoj se asamblistët shqiptarë do të marrin pjesë në seancën e sotme, dhe do të mbajmë qëndrimin tonë”, ka thënë Cimili./Telegrafi/

Exit mobile version