Telegrafi

Asambleja e grave – ASH do t’i përkrahë gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Sot Asambleja e grave pranë Aleancës për Shqiptarët, ka mbajtur një pres konferencë para medias, gjegjësisht për sensibilizimin e kancerit të gjirit.

Jakute Alimi nga APSH ka theksuar se muaji tetor shënon një muaj shumë të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të grave, duke shtuar se bëhet fjalë, për muajin e ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, i cili paraqet një sfide globale, një sfide edhe për shoqërinë tonë.

“Sot, ne dëshmojmë kujdesin dhe solidaritetin tonë, jo vetëm si individ por edhe si shoqëri në përkrahje ndaj të gjithë atyre që janë të prekur nga kjo sëmundje. Ne duhet të përpiqemi të mos punojmë vetëm në muajin sensibilizues por duhet të trajtojmë këto probleme në çdo kohë”, theksoi Alimi.

Nga Asambleja përcjellin një mesazh deri te të gjitha gratë që janë të prekura nga kanceri i gjirit se, ato nuk janë të lëna vetëm në këtë betej, ato kanë përkrahjen dhe mbështetjen e gjithë shoqërisë./Telegrafi/