Telegrafi

Asambleisti i LDK-së: PDK s’ka pse nxjerr kandidat për Prishtinën, le ta votojnë Përparim Ramën

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Shefki Gashi është shprehur i bindur se Përparim Rama do të jetë fitues i garës në kryeqytet.

Gashi në “Debat Plus” thotë se kjo do të ndodh për shkak të qeverisjes së keqe të Prishtinës nga LVV në dy mandate.

“Shpend Ahmetin vet e kanë votua dhe nuk i mbështesin. Është dashur LDK e PDK ta votojnë buxhetin ndërsa LVV ka qenë kundër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë ka thënë se PDK nuk ka nevojë të nxjerr kandidat për Prishtinën dhe sipas tij duhet t’ia japin mbështetjen Përparim Ramës.

“PDK nuk ka nevojë të qet kandidatë për Prishtinën. Le ta votojnë Përparim Ramën”.

Gashi ka thënë se Përparim Rama gëzon mbështetjen e degëve të LDK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për një profesionistë të rangut të Përparim Ramës.

“Edhe unë kam pasur ambicie për të garuar për Prishtinën, por na ka shkelur koha. Ne ende merremi me problemin e kanalizimeve”, është deklaruar Gashi pasi është pyetur nëse do të ketë kundërshtime nga Ismet Beqiri./Telegrafi/